Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shtohen protestat kundër Covid në Kinë, kërkohet dorëheqja Xi Jinping

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2022, 08:12 | Bota

Janë intensifikuar protestat kundër kufizimeve për Covid në Kinë, pas një zjarri që vrau 10 persona në një bllok apartamentesh në Urumqi.

Në qytetin e Shangait, videot e postuara në mediat sociale nga gazetarë të huaj tregojnë mijëra njerëz që dalin në rrugë për të kujtuar viktimat dhe për të protestuar kundër kufizimeve të Covid.

Qindra vetë u dëgjuan të kërkojnë dorëheqjen e presidentit Xi Jinping, duke fajësuar mbylljen e ndërtesave të banimit për zjarrin.

Autoritetet kineze kanë mohuar se ky mund të ishte shkaku. Megjithëse autoritetet e Urumqit kërkuan një falje të pazakontë, duke u zotuar të ndëshkojnë këdo që kishte braktisur detyrën.

Në tubimin në Shangai, disa njerëz u panë duke ndezur qirinj dhe duke vendosur lule për viktimat.

Të tjerë u dëgjuan duke bërtitur parulla të tilla si "Xi Jinping, largohu" dhe "Partia Komuniste, largohu". Ndërsa disa të tjerë mbanin pankarta të bardha bosh.

Kërkesa të tilla janë një pamje e pazakontë brenda Kinës, ku çdo kritikë e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë dhe presidentit mund të rezultojë në dënime të ashpra.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani