Avioni përplaset me shtyllën e tensionit, shpëtojnë mrekullisht personat në bord

Publikuar më: 28/11/2022, ora 13:17

Avioni përplaset me shtyllën e tensionit, shpëtojnë mrekullisht personat në bord

Publikuar më: 28/11/2022, ora 13:17

Piloti dhe pasagjeri i një avioni shpëtuan mrekullisht me plagë të lehta nga një aksident ajror, ku mjeti i tyre me një motor u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë në një lartësi mbi 30 metra dhe qëndroi aty i bllokuar për disa orë.

Avioni i vogël u përplas me shtyllën gjigante në muzg dhe la pa energji për shumë orë rajone të mëdha në Maryland.

Sipas policisë së Montgomery, piloti dhe pasagjeri i avionit u zbritën nga mjeti i bllokuar në mes të shtyllës vetëm pas mesnatës.