Gabimet e mbrojtjes serbe në barazimin e Kamerunit

Publikuar më: 28/11/2022, ora 22:48

Gabimet e mbrojtjes serbe në barazimin e Kamerunit

Publikuar më: 28/11/2022, ora 22:48

Hair Zeqiri komentoi në “Murin Magjik” barazimin e bujshëm të Kamerunit, në sfidën plot gola ndaj Serbisë, e përfunduar me rezultatin 3-3.

Sipas Zeqirit, rreshtimi i mbrojtjes ballkanase në aksionin e minutës 66, i nisur nga Aboubakar dhe i finalizuar nga sulmuesi i Bayern Munchen Choupo-Moting, është tërësisht i gabuar.

“Ekipi është i gjatë, po të vëmë re kur fillon kundërsulmi e gjithë mbrojtja duket e pareshtuar, gabimi kryesor është ai i qendërmbrojtësit të djathtë, që prish balancat”, thotë ai.

“Mbrojtësi i krahut të djathtë serb po kthehej avash avash, dukej sikur po sulmonte Serbia, jo sikur po mbronte”, shton Tefik Osmani.