Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gana thyen Korenë e Jugut, shpreson për kualifikimin

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 16:05 | Futboll
Gana thyen Korenë e Jugut, shpreson për kualifikimin

Gana ka marrë një fitore shprese përballë Koresë së Jugut teksa e mposhti atë 3-2. Gjithçka nisi më mirë për Afrikanët  që pas një rrëmuje në zonë kaluan në avantazh me Salisunë. Edhe pas kësaj, ganezët nuk e ndalën vrullin dhe pak para fundit të pjesës së parë dyfishuan shifrat me Kudus.

Mirëpo asgjë nuk kishte mbaruar këtu pasi në fraksionin e dytë Koreja Jugut kundërpërgjigjet me Gue Sung Cho. Një gol që rihapi gjithçka në fushë dhe I dha zemër koreanëve për të besuar  dhe tek barazimi. Dhe vetëm 3 minuta më vonë ishte po I njëjti futbollist Gue Sung Cho që realizoi dhe golin e dytë dhe vendosi baraspeshën.

Megjithatë ganezët reaguan shpejt me Kuduz, që në momentin më të mirë riktheu avantazhin për afrikanët dhe mbylli 90 minuta me shifrat  3-2. Një fitore shprese kjo për ganezët për të besuar deri në fund te kualifikimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë