Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kim Jon Un vijon të shfaqet me vajzën e tij, është ajo trashëgimtarja e regjimit?

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 21:20 | Bota

Kur disa ditë më parë, duke prezantuar një nga raketat e reja më të cila të kërcënon Perëndimin, diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un u paraqit në zonën e testimit dorë për dore me një vajzë të vogël, habiti edhe analistët e këtij vendi aziatik, pasi ajo nuk kishte dalë asnjëherë në pah.

Vajza, ndoshta 10 vjeçare, u identifikua më vonë si  Ju-ae, e dyta nga tre fëmijët që mendohet se ka personi që nga viti 2011 drejton Penianin me grusht të hekurt, pasi e trashëgoi pushtetin absolut nga i ati Kim Jong Il.

Është e hera e dytë që Ju-ae del publikisht me të atin në një javë, dhe kjo sipas ekspertëve të regjimit jo vetëm që nuk është rastësore, por ka një domethënie të qartë.

Sipas disave prej tyre, është e qartë se tashmë Kim Jong Un e ka zgjedhur trashëgimtaren e saj të pushtetit. Do të ishte hera e parë për një vajzë, por përzgjedhja në një moshë kaq të hershme nuk do të ishte diçka e re. Edhe pse vetë Kim Jong Un ishte pothuajse i panjohur deri në vitet e fundit të jetës të së atit, zgjedhja mbi të sipas burimeve ka ardhur qysh në moshën 8-vjeçare.  

Madje ka edhe një tjetër koincidencë në favor të Ju-ae, sepse edhe Kim Jong Un ishte fëmija i dytë nga tre të tillë.  Shumë mendojnë se pamjet e kësaj jave janë shpërndarë pikërisht për të mësuar popullin për një ndryshim radikal të pushtetit.

Por pikërisht në këtë pikë ndalojnë analistë të tjerë që janë më skeptikë. Shumë pak dihet për fëmijët që Kim Jong Un ka me gruan e tij Ri Sol-ju, por dihet që i pari është një djalë i moshës 12-vjeçare, i panjohur nga mediat.

Nuk dihet nëse djali ka probleme shëndetësore, por në mungesë të rrethanave të tilla, duket e vështirë që Kim Jong Un, regjimi i të cilit bazohet mbi pushtetin e hekurt mbi ushtrinë dhe çdo institucioni, të mënjanojë djalin e tij të parë dhe të vetëm. Për këtë arsye pamjet e fundit cilësohen nga këto interpretime si një farë shpërqendrimi ndaj djalit të tij, deri kur ai të jetë gati të drejtojë republikën komuniste.

https://a2news.com/2022/11/19/lideri-i-korese-se-veriut-kim-shfaqet-me-vajzen-e-tij-ne-nje-pamje-te-rralle/?foto=1
https://a2news.com/2022/11/27/koreja-e-veriut-teston-raketen-monstruoze-kim-do-te-kemi-forcen-berthamore-me-te-fuqishme-ne-bote/
https://a2news.com/2021/12/17/i-rrethuar-nga-vajzat-dhe-armet-berthamore-10-vite-me-kim-jong-un-ne-foto/

A2 CNN Livestream

Dita jonë