Pamjet e tmerrshme nga përmbytjet e rrëshqitjet e tokës në Itali, gjenden trupat e pajetë të 7 personave

Publikuar më: 28/11/2022, ora 09:12

Pamjet e tmerrshme nga përmbytjet e rrëshqitjet e tokës në Itali, gjenden trupat e pajetë të 7 personave

Publikuar më: 28/11/2022, ora 09:12

Moti i keq pushtoi ishullin Ischia, afër Napolit, gjatë fundjavës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, e rrëshqitje masive të tokës. Emergjencat civile kanë gjetur trupat e pajetë të 7 personave, ndërsa kërkimet vazhdojnë edhe për 5 persona të tjerë të shpallur të zhdukur. Mes viktimave janë konfirmuar 3 fëmijë, një prej tyre i porsalindur. Autoritetet lokale shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa 2 milionë euro janë dhënë menjëherë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur.