Protesta kundër masave anti-Covid në Kinë, kërkohet largimi i presidentit Xi Jinping

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 08:06 | Bota

Protesta të dhunshme janë përhapur në disa qytete të Kinës, ditët e fundit, kundër masave shtrënguese ndaj koronavirusit, të njohura ndryshe me “politika zero të infektuar”, e cila tregoi gjatë pandemisë se ishte e dështuar.

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, në një protestë që nuk ishte parë në kryeqytetin kinez që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping, një dekadë më parë.

Qytetarët herë pas here kishin shfaqur pakënaqësi për rezultatet, por gjithçka shpërtheu pas zjarrit në një hotel ku mbaheshin personat e karantinuar, i cili vrau të paktën 10 njerëz.

Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën, ndërsa studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping, ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.

Pekini po vazhdon të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj COVID-it, megjithëse pjesa më e madhe e botës i ka hequr masat kufizuese të lidhura me pandeminë dhe po përpiqet të bashkëjetojë me koronavirusin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu