Vatikani ofrohet për të ndërmjetësuar, Rusia e pranon, por Ukraina jo

Publikuar më: 28/11/2022, ora 15:08

Vatikani ofrohet për të ndërmjetësuar, Rusia e pranon, por Ukraina jo

Publikuar më: 28/11/2022, ora 15:08

Ndërmjetësimi i “shenjtë” për paqen po merret seriozisht. Kremlini mirëpriti ofertën e Vatikanit për të garantuar një platformë negociuese për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën. Por Rusia pretendon se Kievi i ka bërë të pamundura bisedimet për paqen dhe se nuk ka vullnet për të marrë pjesë në to.

“Por me situatën aktuale që ne kemi, si de fakto ashtu dhe de jure, për shkak të palës ukrainase, këto negociata nuk mund të zhvillohen”, tha Dimitry Peskov. Zëdhënësi i Kremlinit tha se nuk e ka lexuar letrën e nënave ruse kundër luftës dhe si ka parë as raportimet për një peticion online kundër asaj që po ndodh në Ukrainë.

Papa Françesku në një intervistë u pyet pse nuk e përmend presidentin rus, Vladimir Putin, asnjëherë me emër, duke thënë se nuk është e nevojshme pasi të gjithë e dinë qëndrimin e tij. Ati i Shenjtë sqaroi se kur flet për Ukrainën thotë gjithmonë se është një popull që po martirizohet, dhe se dihet kush është autor i kësaj.

Sakaq në terren, situata vijon të jetë e rëndë, me dimrin e ftohtë që po pengon përparimin e secilës palë. “Kemi mësuar se terroristët po planifikojnë sulme të reja. Ne e dimë të sigurt këtë. Për sa kohë ata do të kenë raketa, fatkeqësisht, nuk do të qetësohen”, tha Zelensky.

Rusia ka hedhur poshtë pretendimet se ka humbur kontrollin e impiantit bërthamor energjetik në Zaporizhia. Sakaq, vijojnë tentativat e Ukrainës për të rikthyer plotësisht furnizimet me energji në shumë pjesë të vendit. Qeveria e Kievit, sulmet ruse ndaj rrjetit elektrik dhe infrastrukturës i ka konsideruar një krim që çon drejt gjenocidit. Kjo pasi është një përpjekje për të shuar grupe të mëdha njerëzish duke I lënë në të ftohtin e acartë pamundësi për ngrohje, ujë dhe ushqim.