Vdekja misterioze e ministrit, Lukashenko me paranoja, ndërron stafin e kuzhinës

Publikuar më: 28/11/2022, ora 11:45

Vdekja misterioze e ministrit, Lukashenko me paranoja, ndërron stafin e kuzhinës

Publikuar më: 28/11/2022, ora 11:45

Mesazhi rus duket se ka mbërritur në destinacion e duhur në Bjellorusi. Mediat lokale, ato të Moskës dhe ato ndërkombëtare raportojnë se lideri bjellorus Aleksandër Lukashenko, urdhëroi ndryshimin e të gjithë stafit të tij dhe njerëzve që e rrethonin. Kjo vjen pas vdekjes misterioze të ministrit të jashtëm, Vladimir Makei, dhe dyshimeve të forta, të pakonfirmuara, se ai është helmuar.

Pavarësisht se nuk ka ende asnjë fjalë zyrtare nga qeveria lidhur me shkaqet e vdekjes së papritur të Makeit, burimet për mediat e huaja, thonë se Lukashenko ka ndërruar të gjithë stafin e ndihmësve në shtëpinë e tij, bashkë me të gjithë anëtarët e kuzhinës si dhe truprojat. Dyshimi kryesor është se ministri mund të jetë vrarë dhe se i gjithi ishte një mision i brendshëm, i urdhëruar nga Rusia, në mënyrë që Lukashenko të detyrohej që t’i bashkohej luftës kundër Ukrainës. Mesazhi i kësaj vrasjeje mendohet të jetë një paralajmërim për presidentin bjellorus se mund të jetë ai i radhës, nëse nuk i bindet Moskës.

Ministri Makei ishte ndër politikanët e vetëm të qeverisë në Minsk që nuk ishte nën ndikimin e liderëve të Rusisë, përfshirë presidentin Vladimir Putin. Madje vlerësohej dhe si një pasues i mundshëm i Lukashenkos në drejtim të vendit, dhe duket se kjo mund të ketë ndikuar në fatin e tij, pasi një zhvillim i tillë kërcënonte ndikimin e Kremlinit në udhëheqjen e Bjellorusisë.