Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Aksident me vdekje në Maliq

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 18:19 | Kronikë
Aksident me vdekje në Maliq

Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Drithas-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimt të fshatit Drithas, ku një mjet ka goditur dy persona që po udhëtonin me biçkletë në këtë rrugë.

Burime për A2 CNN thanë se në biçikleta po udhëtonin dy vëllezër nga Drithasi, në drejtim të fshatit Libonik, kur një mjet i ka goditur duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të njërit prej tyre, ndërkohë që vëllai tjetër ka shpëtuar mrekullisht.

Të njëjtat burime thanë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia  po kërkon identifikimin e tij.

Rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi, çka e bën të vështirë qarkullimin. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë