Dua Lipa sfidoi të ftohtin, koncert madhështor në Tiranë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 08:56 | Showbiz

Kishte vendosur që turin e saj botëror ta përmbyllë në Shqipëri, të flasë shqip e të ngrejë flamurin kuq e zi në skenë, në emër të një date të shënuar si ajo e ngritjes së flamurit në Vlorë, si ajo e Pavarësisë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë.

Moti i ftohtë nuk i ka penguar mijëra të rinj të nisin festën në shesh qenë ora 19:00 me performancat e këngëtares Elvana Gjata, ndërsa ishin mbledhur aty edhe të huaj që kishin mbërritur në Tiranë si fansa të Dua Lipës. Kryeqyteti i Shqipërisë është kryer në kryeqytetin europian të rinisë pas mbërritjes së shumë fansave të këngëtares Dua Lipa në Tiranë, ndërsa shqiptarët shijuan performancën që prisnin që nga organizimi i Sunny Hill Festival, interpretimet fantastike të Dua Lipës.

Fituesja e 3 çmimeve Grammy Awards, ka realizuar gjatë këtij viti 94 koncerte në të gjithë botën për ta mbyllur me duartrokitjet e shqiptarëve në Tiranën festive të këtij fundnëntori.

https://youtu.be/3jn26a44uWA

Para koncertit, Dua u shpreh se kryeqyteti shqiptar do të shënojë edhe mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia”. “Faleminderit shumë, urime 110-vjetorit të pavarësisë! Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu!”, u shpreh Dua Lipa.

https://youtu.be/-fJ1y55lWQQ

Ajo shtoi se do të shfrytëzojë këtë mundësi, për t’i treguar botës se cilët janë shqiptarët e vërtetë. “Mendoj që kemi nevojë të luftojmë ksenofobinë kudo në botë, jo vetëm për ne, por për të gjithë nëpër botë. Është e vetmja gjë që mund të bëjmë, të ndryshojmë stigmën ndaj shqiptarëve. Mendoj që ka shumë njerëz që provojnë të na tregojnë që ne nuk jemi kush jemi dhe e kam një ndjesi që kisha nevojë të shpreh që ne kemi të drejtën të krenohemi”, tha Dua Lipa.

Këngëtarja tregoi me krenari pasaportën shqiptarë të marrë një ditë më parë nga Presidenti Begaj bashkë me nënshtetësinë. “Është shumë e rëndësishme për mua dhe nder që jam në gjendje  të përfaqësoj vendin tim, gjithashtu më vjen mirë që e përfaqësoj në një mënyrë të mirë, pasi duhet të luftojmë stigmat mbi atë që njerëzit mendojnë për shqiptarët. Por, ndihem shumë me fat që jam nga një vend si ky, ne jemi shumë krenarë për prejardhjen tonë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/27/dua-lipa-merr-nenshtetesine-shqiptare/
https://youtu.be/szDA-G9YCfg

A2 CNN Livestream

Latest Videos