Lava ngjitet deri në 60 metra lartësi, tymi dhe hiri pushtojnë ishullin

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 12:53 | Bota

U njoftua zyrtarisht se vullkani Mauna Loa në Havai, u riaktivizua të shtunën, por për herë të parë lava shpërtheu mëngjesin e kësaj të marte. Ky është shpërthimi i parë që prej vitit 1984, periudha më e gjatë kjo në qetësi, regjistruar në histori.

Prej mbrëmjes së të hënës, qielli i Havait u mbulua nga hiri vullkanik. Autoritetet në Havai kanë ngritur dy qendra strehimi të përkohshme për banorët, që janë evakuuar prej fundjavës.

Ishulli në Havai ku ndodhet vullkani është i banuar nga rreth 200 mijë persona. Ai është edhe shtëpia e disa personazheve të famshëm si komediania Roseanne Barr apo edhe të aktorit fitues të Çmimit Oscar Matthew McConaughey, i cili bleu shtëpinë për 7,85 milionë dollarë në vitin 2021 edhe pse pjesën më të madhe të kohës e kalon në Teksas.

https://youtu.be/v8xhodbZOAo

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu