Lëkundet toka në Greqi, panik te qytetarët

Publikuar më: 29/11/2022, ora 07:52
1571986552 termet3768x432 770x434 1

Lëkundet toka në Greqi, panik te qytetarët

Publikuar më: 29/11/2022, ora 07:52

Greqia është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 Rihter në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar panik te banorët e disa zonave.

Lëkundja sizmike, sipas Institutit Gjeodinamik është regjistruar 9 km në juglindje të Zarakit në Evia, ndërsa thellësia llogaritet në 13.3 km.

Deri më tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërkohë që autoritetet paralajmëruan qytetarët se mund të ketë edhe paslëkundje, por me magnitudë më të vogël.