Ndërtimet për Kupën e Botës, Katari pranon për herë të parë se 400-500 punëtorë humbën jetën

Publikuar më: 29/11/2022, ora 19:24
shefi i katarit 1280x720

Ndërtimet për Kupën e Botës, Katari pranon për herë të parë se 400-500 punëtorë humbën jetën

Publikuar më: 29/11/2022, ora 19:24

Rreth 400- 500 punëtorë emigrantë kanë humbur jetën gjatë punimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Një zyrtar i lartë i Katarit, i ngarkuar me organizimin e Kupës së Botës, ka pranuar për herë të parë numrin e viktimave. Një shifër kjo që është shumë herë më e lartë nga sa e kishin pranuar deri tani zyrtarët e Katarit.

Nurmi i viktimave u zbulua gjatë një përgjigjeje, që Hassan al- Thawadi, zyrtar i lartë i organizmit të botërorit, i dha gazetarit Piers Morgan.

Deklarata mund të rikthejë fuqishëm kritikat e organizatave për të drejtat e njeriut mbi shkeljen e të drejtave të emigrantëve, të cilët punuan për ndërtimin e stadiumeve, linjave të metrove dhe infrastrukturës së re të nevojshme për zhvillimin e kampionatit në Katar, me një vlerë prej 200 miliardë dollarësh.

Përpara deklaratës së zotit Thaëadi, Komiteti Suprem i Katarit kishte deklaruar se numri i punëtorëve që kishin humbur jetën ishte 40.

Ndërkohë, Guardian raportoi vitin e kaluar se 6,500 punëtorë migrantë të Azisë Jugore kanë vdekur në Katar që kur vendit iu dha Kupa e Botës në vitin 2010, shumica e të cilëve ishin të përfshirë në punë me paga të ulëta dhe të rrezikshme, të kryera shpesh në vapë ekstreme. Por Thawadi e kundërshtoi këtë shifër duke deklaruar se ishte mashtrim.