Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Prodhimi vendas në rënie, importi i zarzavateve u rrit me 37% në harkun e muajve janar-tetor

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 16:25 | Ekonomi
Prodhimi vendas në rënie, importi i zarzavateve u rrit me 37% në

Kriza e çmimeve duhet të rikthente vëmendjen te prodhimi vendas duke e mbështetur atë. Por, Shqipëria i ka shtuar importet. Instituti i Statistikave dëshmon se nga janari në tetor u blenë nga jashtë vendit mbi 36 mijë tonë zarzavate. Kjo solli një rritje prej 37% krahasuar me një vit më parë.

E thënë në vlerë, në 10 muaj u paguan 25,5 milionë euro nga rreth 16 milionë që u shpenzuan në të njëjtin hark kohor të vitit 2021.

Ekspertët thonë se kjo ka ardhur kryesisht për shkak se fermerët nuk u mbështetën në sezonin e mbjelljeve. E teksa vendi nuk arriti dot të plotësonte nevojat për qepë, patate, rrush, mollë apo fasule, e kundërta po ndodh me ullirin. Por, për shkak të çmimit nën kosto e mungesës së punonjësve, edhe nga kjo kulturë bujqësore nuk ka shumë pritshmëri.

Sipas INSTAT, në 10-mujorin janar-tetor në vend u importuan nga jashtë mbi 876 mijë tonë ushqime, 2,7 herë më shumë nga sa u eksportuan.

https://a2news.com/2022/11/28/mallrat-made-in-albania-me-shume-vemendje-prodhimit-vendas-ne-komunizem-se-ne-demokraci/

A2 CNN Livestream

Dita jonë