Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Qëlloi me armë në zyrën e PD, pranga autorit

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 10:06 | Kronikë
Qëlloi me armë në zyrën e PD, pranga autorit

Vetëm disa orë ka zgjatur arratia e Van Ricës, i cili qëlloi me armë zjarri brenda selisë së Partisë Demokratikë në Kurbin.

Policia e Kurbinit ka bërë të mundur arrestimin e 53-vjeçarit, punonjës i një kompanie sigurie private, i cili përdori armën e zjarrit pas një konflikti me nënkryetarin e PD-së, Kastriot Marku.

Incidenti ndodhi pas një mosmarrëveshje mes dy anëtarëve demokratë gjatë diskutimeve që po mbaheshin në degë në lidhje me kandidatët që do të dilnin në primare për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë, ndërkohë që materialet në ngarkim të Van Ricës, iu dërguan prokurorisë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani