Shkaktoi aksidentin fatal dhe u largua, arrestohet 29-vjeçari

Publikuar më: 29/11/2022, ora 23:55
ish drejtuesi i policise per vetingun frame 2798 1280x720

Shkaktoi aksidentin fatal dhe u largua, arrestohet 29-vjeçari

Publikuar më: 29/11/2022, ora 23:55

Është kapur nga forcat e rendit personi që akuzohet si autori i aksidentit automobilistik që i kushtoi jetën një 58-vjeçari në afërsi të fshatit Drithas të Maliqit.

Autori është identifikuar sipas burimeve të A2 CNN në 29-vjeçarin Gerald Terolli, i cili pasi shkaktoi përplasjen e viktimës, që po lëvizte me biçikletë në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, u largua nga vendngjarja.

I riu u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.