Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sunak: Epoka e artë e raporteve Britani-Kinë ka përfunduar

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 09:09 | Bota
Sunak: Epoka e artë e raporteve Britani-Kinë ka përfunduar

“Epoka e artë e marrëdhënieve mes Britanisë dhe Kinës ka përfunduar”, thekson kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, duke pohuar se tashmë në botë ekziston një realitet tjetër.

Ai shtoi se qeveria e Pekinit duhet ta dëgjojë zërin e protestave dhe jo të shtypë popullin e saj.

“Ne duhet të përditësojmë qasjen tonë ndaj Kinës. Le të jemi të qartë, e ashtuquajtura epoka e artë ka përfunduar, bashkë me idenë naive që tregtia do të çonte automatikisht drejt reformave politike dhe sociale, por as nuk duhet të mbështetemi në retorikën e thjeshtë të Luftës së Ftohtë. Ne e pranojmë se Kina paraqet një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat tona, një sfidë që bëhet më e mprehtë, ndërsa shkon drejt autoritarizmit edhe më të madh.

Në vend që të dëgjojë protestat e popullit të saj, qeveria kineze ka zgjedhur t’i godasë më tej, duke sulmuar një gazetar të BBC. Mediat dhe parlamentarët tanë duhet të jenë në gjendje t'i nxjerrin në pah këto çështje pa sanksione, duke përfshirë thirrjen e abuzimeve në Xinjiang dhe kufizimin e lirisë në Hong-Kong”, tha Sunak.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli