Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vizita në Hagë, Balla: Çlirimtarët mbahen në burg me akuza të paqena

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2022, 19:33 | Politikë
Vizita në Hagë, Balla: Çlirimtarët mbahen në burg me

Për festën e çlirimit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka udhëtuar drejt Hagës, ku ka zhvilluar një takim prej 7 orësh me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. 

Pas, takimit, nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla theksoi se dy ish-komandantët e UÇK-së, ndodhet në burg padrejtësisht.

“Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ataqë e votuan”, përfundoi Balla.

Për këtë çështje, Shqipëria, nëpërmjet kryeministrit Edi Rama, i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, që mban në burg, 4 ish-funksionarët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani