Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Argjentina mund Poloninë, të dyja ekipet kalojnë më tej

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 22:01 | Futboll

Argjentina mposhti 2-0 Poloninë për të kaluar në fazën e 1/8-ve të Botërorit.

Golat për Argjentinën u shënuan nga MacAllister dhe Alvarez, të dy në pjesën e dytë. Ndërkohë, në pjesën e parë, Messi humbi një 11-metërsh.

Gjithsesi, përpos disfatës në rezultat dhe lojë, edhe polakët kaluan më tej falë rezultatit të ndeshjes tjetër, atë mes Meksikës dhe Arabisë Saudite.

Meksikanët fituan 2-1, por me golaverazh më të dobët, përfunduan në vendin e tretë të grupit, me 4 pikë.

https://a2news.com/2022/11/30/kualifikohen-australia-dhe-franca-tunizia-ngushellohet-me-fitore/

A2 CNN Livestream

Dita jonë