Arrestohet në Holandë Eljo Bitri, lëvizte me pistoletë me silenciator

Publikuar më: 30/11/2022, ora 16:27

Arrestohet në Holandë Eljo Bitri, lëvizte me pistoletë me silenciator

Publikuar më: 30/11/2022, ora 16:27

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK si një nga të dyshuarit e dosjes “Plumbi i artë”, por edhe nga drejtësia e Belgjikës, është prangosur në Holandë. Ai është Eljo ose Ervis Bitri, i njohur edhe me emrin Bledar Debrova, emri i të cili është lakuar për disa ngjarje të rënda kriminale në dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Policia e Shtetit njoftoi se Bitri u arrestua në qytetin holandez Leiden, gjatë një operacioni me të njëjtin emër, pas shkëmbimit të informacionit në kohe reale me homologët e tyre në këtë vend.

Sipas Policisë, 35-vjeçari i njohur me tre emra, lindur dhe banues në Elbasan, u kap duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë me silenciator dhe me dokument me një identitet tjetër. Pas veprimeve verifikuese nëpërmjet Interpol Tirana dheInterpol Hagës, në Holandë pas krahasimit të gjurmëve të gishtave dhe saktësimit se bëhej fjalë për personin që kërkohej nga drejtësia shqiptare u bë arrestimi i tij për qëllim ekstradimi. Referuar hetimit të SPAK, Bitri dyshohet të jetë i përfshirë në shtatë ngjarje kriminale, mes të cilave vrasja e Dorjan Shkozës e Anxhelo Avdisë në Durrës, vrasjen e Emiliano Ramazanit në Elbasan, vendosjen enjë eksplozivi në banesën e Talo Çelës, sigurimin e kushteve për vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, ngjarje e parealizuar, vepra të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Përveç “hesapeve” me drejtësinë Shqiptare 35 Bitri ka edhe me atë belge, pasi ai rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ky vend. Në muajin maj, një gjykatë në Bruksel ka lëshuar një urdhër arrestin daj tij për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me paramendim”, vepër për të cilën legjislacioni penal belg parashikon dënim deri në burgim të përjetshëm.

Akuzat e SPAK për Eljo Bitrin

Eljo (Ervis) Bitri, i biri i Nazmi dhe i Minushe, i datëlindjes 09.02.1987 lindur dhe banues  në Gostimë, Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale:

  1. “Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
  2. “Vrasja në rrethana te tjera cilësuese”, ndaj dy ose më shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, në dëm të viktimave Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdia (ngjarje e ndodhur në datën 02.03.2020) të kryera në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit)  dhe “Kryerja e veprave penale nga  grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet  79/dh, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe  334  të Kodit Penal;
  3.  “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 78/2, 278/1, 28/4, 333/a e 334 të Kodit Penal (vrasja në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 Korrik 2020 në lagjje “28 Nëntori”, Elbasan).
  4. Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj banesës së shtetasit Talo Çela (ngjarje e ndodhur në datën 05.11.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 152 dhe 278/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
  5. “Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
  6.  “Vjedhje me dhunë”, në dëm të shtetasit Hamdi Sharka (ndodhur në fshatin Polizhan – Berat), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 139, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.
  7.  “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari, kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a/2, 334 të Kodit Penal.