Dhunohet drejtori i OSSHE-së në Lezhë

Publikuar më: 30/11/2022, ora 20:34
drejtori 1280x720

Dhunohet drejtori i OSSHE-së në Lezhë

Publikuar më: 30/11/2022, ora 20:34

Drejtori i OSSHE-së në Lezhë Edmir Perndreca është dhunuar nga persona të paidentifikuar. Mësohet se 43-vjeçari i cili ka qenë duke lëvizur me makinë kur është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër në Tale të Lezhës. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht. Ai ka pësuar fraktura të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur dy orë më parë, por vetëm tani është konfirmuar nga Policia.

Lezhë / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Shënkollë – Lezhë,  automjeti i OSHEE-së që drejtohej nga shtetasi E. P. 43 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i OSHEE Lezhë, është goditur nga mbrapa nga një automjet tjetër. Pas goditjes, drejtuesit e automjeteve janë përfshirë në konflikt si dhe dy pasagjerët e automjetit tjetër, të cilët e kanë dhunuar fizikisht shtetasin E. P.

Shtetasi E.P, ka marrë dëmtime fizike dhe po merr ndihmë mjekësore ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar maksimalisht për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e autorëve për veprime të mëtejshme.