I akuzuar për trafik narkotikësh, dështon seanca për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Publikuar më: 30/11/2022, ora 10:11
marku 1280x720 1 1280x720

I akuzuar për trafik narkotikësh, dështon seanca për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Publikuar më: 30/11/2022, ora 10:11

Ka dështuar për të disatën herë seanca për Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Teksa prej më shumë se një muaj, kanë përfunduar konkluzionet e organit të akuzës dhe mbrojtjes së të pandehurit, dhe pritej vetëm vendimi i togave zë zeza të GJKKO-së, por edhe këtë të mërkurë seanca dështoi, për shkak se mbrojtja kishte bërë kërkesë për shtyrje.

Ndërkohë më herët, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohet, i zbritet 1/3 e dënimit, ndërsa SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie. Ndaj tij, nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, bashkë me ish-truprojën tjetër të Saimir Tahirit, Agustin Dedën.

Më 1 prill, Marku u ekstradua nga Gjermania, për t’u përballur me GJKKO me akuzat e ngritura nga SPAK. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar në kuadër të hetimeve nga operacioni i koduar “Shpirti”.