Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Luftanije ruse në Mesdhe, Moska: Në 2023, zhvillojmë infrastrukturën bërthamore

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 15:10 | Bota
Luftanije ruse në Mesdhe, Moska: Në 2023, zhvillojmë

Rusia do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ndërtimit të infrastrukturës për forcat e saj bërthamore në vitin 2023. Këtë e tha ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ditën e mërkurë. Rusia ka rezervat më të mëdha të armëve bërthamore në botë, me gati 6 mijë teste nukleare.

“Kur të përgatisim listën e objekteve kryesore të ndërtimit për vitin 2023, vëmendje e veçantë do t'i kushtohet ndërtimit në interes të forcave strategjike bërthamore", u shpreh Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes.

Në një fjalim televiziv, krahu i djathtë i Putinit tha se Moska do të punojë gjithashtu për të përmirësuar aftësitë luftarake të forcave raketore dhe se infrastruktura po ndërtohej për të pozicionuar sistemet e reja.

“Gjatë operacionit special në Ukrainë, protestohen metoda të reja luftarake, të përdorimit të trupave dhe artilerisë. Ato përfshijnë përdorimin e sistemeve të zbulimit dhe sulmit, përfshirë dronë dhe artileri moderne të avancuara. Janë marrë masa për ndërtimin e infrastrukturës për pozicionimin e sistemeve të reja raketore”, tha Sergei Shoigu.

Kievi sakaq ngre alarmin se luftanijet ruse me një total prej 84 raketash kruz caliber, janë në gjendje gatishmërie luftarake në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe. Sipas forcave të marinës dhe ato të armatosura në Kiev, në detin Mesdhe, ka 9 luftanije të Moskës, me një total prej 74 raketash. Forcat ajrore ruse dhe kineze zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake në rajonin e azi-paqësorit, me rakethedhësit rusë TU-95 dhe ato kinezë Xian H-6, që fluturuan mbi detin e Japonisë dhe atë të Kinës Lindore për 8 orë. 

https://a2news.com/2022/06/13/sfide-shba-se-dhe-nato-luftanija-ruse-pozicionohet-perballe-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë