Në gjendje kome pas aksidentit me dy viktima, jepet masa e sigurisë për shoferin e mjetit

Publikuar më: 30/11/2022, ora 12:32
perjashtimet nga policia frame 2743 1280x720 1 1280x720

Në gjendje kome pas aksidentit me dy viktima, jepet masa e sigurisë për shoferin e mjetit

Publikuar më: 30/11/2022, ora 12:32

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Arbër Tivari, i cili u aksidentua me makinë në aksin Durrës- Tiranë, pak ditë më parë.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy pasagjeret, Silva Gjergji 26 vjeç dhe Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, ndërsa ai vetë ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur dy ditë më parë në autostradën Durrës -Tiranë, ku mjeti që drejtonte 26-vjeçari doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.

Edhe pse dinamika e aksidentit është ende e paqartë, dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë nën efektin e alkoolit.