Pandemia, vetëm 5 shtetas të infektuar

Publikuar më: 30/11/2022, ora 17:43
Koronavirusi ne shqiperi 1024x576

Pandemia, vetëm 5 shtetas të infektuar

Publikuar më: 30/11/2022, ora 17:43

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer vetëm 99 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 5 persona.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë.

Deklarata e ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 99 testime, 5 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit

30 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 99 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në Bashkitë:

3 në Tiranë,  2 në Pogradec.

Janë 128 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,507 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 30 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                5

Të shëruar në 24 orë             22

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       99

Testime totale                   2,008,863

Raste pozitive                      332,229

Raste të shëruara                  328,507

Raste Aktive                             128

Humbje jete                              3,594