Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pse Senegali nderon numrin 19?

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 21:41 | Futboll

Fotografia e Koulibaly duke festuar golin e kualifikimit ndaj Ekuadorit, me një fashë kapiteni ku dukej shumë qartë numri 19, si dhe tifozët senegalezë të lyer në trup me këtë numër, ka ngritur pyetjen se pse senegalezët idealizojnë këtë shifër.

Përgjigjja ka emër dhe mbiemër: Papa Bouba Diop. Ky ish-futbollist senegalez ka shënuar gol në vitin 2002, në atë ndeshje historike që Senegali fitoi ndaj Francës, dhe që nga ajo ditë ai konsiderohet legjendë në vendin afrikan.

Papa Bouba Diop ndërroi jetë dy vite më parë dhe kjo është arsyeja që futbollistët dhe tifozët ta nderojnë në këtë Botëror.

https://a2news.com/2020/11/29/tronditi-kampionet-e-botes-nderron-jete-mesfushori-qe-gezoi-nje-kontinent-te-tere/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani