Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shpërthen depoja ruse e naftës, dyshohet për akt sabotazhi

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 11:44 | Bota

Një depo nafte shpërtheu në flakë në Rusi në orët e para të mëngjesit, në një incident që dyshohet të jetë organizuar nga Ukraina përmes një droni.

Mijëra tonë naftë u dogjën duke shkaktuar një re të madhe tymi në Bryansk, qytet i cili ndodhet në kufirin verior të Ukrainës dhe që dyshohet se përdorej për të furnizuar makinerinë e luftës.

Sipas mediave ruse, një dron hodhi eksploziv mbi depozitat e naftës, shpërthimi i të cilave fatmirësisht nuk shkaktoi asnjë të lënduar.

Deri në këto momente, Ukraina nuk e ka pranuar autorësinë e sulmit, ndonëse dyshohet se fshihet pas dhjetëra aktesh sabotazhi brenda territorit rus, që prej nisjes së të ashtuquajturit "operacion special" në shkurt.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani