Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Shuhet arkitekti i Kinës moderne, ndërron jetë ish-lideri që e bëri vendin superfuqi globale

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 12:45 | Bota
Shuhet arkitekti i Kinës moderne, ndërron jetë ish-lideri që

Jiang Zemin, ish-lider i Kinës komuniste, është shuar në moshën 96-vjeçare. Autoritetet njoftuan se ai ndërroi jetë për shkak të leuçemisë dhe ndalimit të funksionimit të disa organeve.

Zemin, i cili erdhi në pushtet pas masakrës mizore në sheshin Tiananmen të vitit 1989, ka mbetur në histori si arkitekti i Kinës moderne, që ekziston dhe sot e kësaj dite.

Pasi perëndimi shkëputi çdo lidhje me Pekinin, ai bëri të mundur riintegrimin e shtetit komunist në komunitetin ndërkombëtarë, duke rivendosur sovranitetin mbi Hong-Kongun, organizuar lojërat olimpike të 2008-s dhe më e rëndësishmja, duke iu bashkuar Organizatës Botërore të Tregtisë.

Ai gjithashtu shtroi rrugën që Kina të shndërrohej me urgjencë në një superfuqi globale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë