Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Si në mesjetë, rusi rrëmben 18-vjeçaren që refuzoi të martohej më të

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 10:40 | Aktualitet

Vijojnë traditat e tmerrshme të rrëmbimit të vajzave që refuzojnë të martohen edhe në Rusi.

Një video e frikshme është regjistruar në Rusi, ku një 18-vjeçare rrëmbehet nga një burrë dhe familja e tij, pasi refuzoi të martohej me të.

Bella Ravoyan u rrëmbye nga dy burra ndërsa qëndronte në apartamentin e saj në qytetin e Tambov.

Vajzën e cila festonte 18-vjetorin e ditëlindjes, e morën me forcë dy burra, 20-vjeçari Amik Shamoyan dhe babai i tij, Oganes. Ajo u çua në Nizhny Novgorod ku u detyrua të martohej me forcë.

18-vjeçarja u shpall e humbur nga babai i saj, por pas ditësh ajo mundi të arratisej dhe të shkonte në polici.

Në videon tjetër shihet babai që shkon me armë në një lokal në pronësi të rrëmbyesve të vajzës dhe kërkon që ta lënë të lirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë