Sulmet kibernetike, Prokuroria vë nën akuzë 5 punonjës IT të administratës publike

Publikuar më: 30/11/2022, ora 11:08

Sulmet kibernetike, Prokuroria vë nën akuzë 5 punonjës IT të administratës publike

Publikuar më: 30/11/2022, ora 11:08

Hakerimi i portaleve qeveritare është bërë nëpërmjet serverit të administrata.al ndërsa punonjësit e Teknologjisë se Informacionit (IT)që kishin për detyrë të mbronin mes përditësimeve këtë server nuk e bënë. Për këtë prokuroria e Tiranës kërkoi arrest shtëpie nën akuzat e Shpërdorimit të detyrës Për punonjësit e IT-së, së Departamentit të Administratës Publike Rudina Llagami; Albi Gjeka; Altin Sallaku; Alketa Sulo dhe Igli Lubonja.

Por gjyqtarja Ardiana Bere, rrëzoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur që 5 punonjësit të hetohen nën masën “detyrim paraqitjeje”. Në dosjen hetimore prokuroria thotë se punonjësit e sektorit të IT kanë shpërdoruar detyrën, pasi duhet të kërkonin raportim nga operatori ekonomik që ishte përgjegjës për situatën e sigurisë në faqen e administrata.al edhe për antiviruset që përdoreshin për mbrojtjen e kësaj faqeje.

Në dosje thuhet se sulmi kibernetik kishte si qëllim, shkatërrimin e të gjithë sistemeve në Shqipëri. Gjithashtu hetimet kanë nxjerrë se mbrapa këtij sulmi fshiheshin IP iraniane. Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura është përdorur një “Cyper tool” i krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hakuar “email”.

Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivele ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta ky aktivitet. Një tjetër metodë që është përdorur është ajo “Zeroclear”, gjithashtu e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane. Përdorimi i saj kërkonte të shkatërronte sistemet shqiptare. Sulmet kibernetike të Iranit kanë prekur dhe serverat e policisë, por edhe ato të shërbimit informative, ndërsa në mënyrë periodike vazhdon publikimi i të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë.