Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zbardhet atentati te “Kodra e Diellit”, urdhër arresti për tre persona

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 18:49 | Kronikë
Zbardhet atentati te “Kodra e Diellit”, urdhër arresti për

Forcat e rendit kanë zbardhur ngjarjen e bujshme të ndodhur ekzaktësisht një muaj më parë në kryeqytet në zonën e njohur si “Kodra e Diellit”, ku u ekzekutua në një atentat 39-vjeçari nga Lezha Briken Sanaj, i njohur në Tiranë, ku ishte vendosur prej pak muajsh, edhe si Anton Gjini.

Autori i dyshuar për vrasjen është identifikuar në shtetasin Vladimir (Valmir) Kola, një 39 vjeçar lindur në Pukë dhe banues në Shëngjin, ndërkohë që shtetasit kosovarë Gjelosh Krasniqi. 49 vjeç dhe Kened Antoni. 25 vjeç, të dy nga Peja, dyshohet se kanë bashkëpunuar me vrasësin duke i vënë atij në dispozicion automjetin për realizimin e planit.

Për të tre tashmë ka një urdhër arresti në mungesë, dhe është bërë shpallja në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal rezulton se shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin e tipit Mercedes Benz shtetasit kosovar Gjelosh Krasniqi më datë 24.10.2022 dhe po në këtë datë këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion personit nën hetim,  Vladimir (Valmir) Kola, i cili mendohet se e ka përdorur atë për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj dhe më pas e ka braktisur dhe djegur në rrugën dytësore Tiranë - Durrës, pikërisht në Qafë Kashar, së bashku me armën e krimit.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

https://a2news.com/2022/10/31/u-vra-te-kodra-e-diellit-kush-ishte-i-riu-me-dy-identitete/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani