17 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Publikuar më: 1/12/2022, ora 18:12
BIEN INFEKTIMET NGA COVID 19 frame 263 1280x720

17 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Publikuar më: 1/12/2022, ora 18:12

Asnjë humbje jete dhe 17 qytetarë të infektuar në 395 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 139 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient. Ministria apelon për kryerjen e vaksinave të koronavirusit dhe ato antigrip.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

1 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 395 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 17 qytetarë, në Bashkitë:

8 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Tepelenë, Berat, 1 në Elbasan.

Janë 139 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,513 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 1 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                17

Të shëruar në 24 orë             6

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       395

Testime totale                   2,009,258

Raste pozitive                      332,246

Raste të shëruara                  328,513

Raste Aktive                             139

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    116

Gjirokastër                10

Fier                           4

Shkodër                 3

Berat.                        2

Korçë.                        2

Vlorë                         1

Elbasan.                   1