Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Europa në krizë për punonjës, ekspertët: Si benzinë zjarrit të emigracionit nga Shqipëria

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 17:10 | Ekonomi
Europa në krizë për punonjës, ekspertët: Si

Shtetet europiane po vuajnë nga mungesa e fuqisë punëtore dhe kjo mund të nxisë edhe më tej emigrimin në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Shqipëri. Paralajmërimi vjen nga Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në një raport mbi ndikimin e plakjes së popullsisë te tregu i punës.

“Në fakt është patjetër kambanë alarmi. Ka rreth dy vite që gjendja është alarmante dhe do bëhet edhe më keq në vijim”, thotë eksperti i tregut të punës Emin Shini.

“Unë mendoj se sot më shumë se kurrë po përballemi me një realitet ku nuk është më punëdhënësi që përcakton rregullat e lojës. Është punëmarrësi, për shkak se e kanë tepër të lehtë për t’u larguar në Perëndim”, shprehet eksperti tjetër Fatjon Dragoshi.

Po pse Shqipëria është më e rrezikuara nga braktisa e qytetarëve të vet? “Për shkak të pozicionit gjeografik, moshës relativisht të re dhe mbi të gjitha, dëshirës për t’u larguar nga vendi”, thotë Shini.

Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë dhe sipërmarrjeve për ta bërë më tërheqëse punën, pasi në të kundërt efektet e largimeve do të jenë të rënda.

Sipërmarrja në vend prej kohës ka ngritur alarmin për fuqi punëtore. Në kushtet e thellimit të emigracionit, bizneset mund të përballen deri në pamundësi për të ushtruar aktivitetin.

https://a2news.com/2022/10/01/ne-krize-per-punetore-sipermarresi-u-ben-thirrje-studenteve-punoni-dy-dite-ne-jave-tek-une-u-jap-100-euro/

A2 CNN Livestream

Dita jonë