NATO përmbyll Samitin, Aleanca kërkon të luftojë ndikimin rus në Ballkan

Publikuar më: 1/12/2022, ora 10:55

NATO përmbyll Samitin, Aleanca kërkon të luftojë ndikimin rus në Ballkan

Publikuar më: 1/12/2022, ora 10:55

NATO përmbylli Samitin në Rumani me një mesazh të qartë për Ballkanin Perëndimor. Aleanca u zotua të ndihmojë vendet e rajonit tonë, por edhe më gjerë, të cilat përballen me presion të lartë nga Rusia.

Për të treguar seriozitet në këtë drejtim, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bukuresht, ishin të ftuar dhe ministrat e Jashtëm të Bosnjë-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Aleatët e NATO-s u pajtuan të rrisin mbështetjen e përshtatur për këta tre partnerë, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve, reformën dhe trajnimin për të përmirësuar institucionet e tyre të sigurisë dhe mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg