Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Policia kordon tek Ura e Lanës, Berisha: Ne bulevardin nuk e lëshojmë

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 13:28 | Politikë
Policia kordon tek Ura e Lanës, Berisha: Ne bulevardin nuk e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit, menjëherë pas fjalës së Presidentit gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me protestën e 6 dhjetorit, për mënyrën se si do të organizohet opozita, Berisha tha se ajo do të jetë madhështore, ndërsa shtoi se liderët evropianë nuk janë si Edi Rama, pasi ata e dinë mirë se nga buron vota e lirë dhe shteti ligjor.

Për protestën e 6 dhjetorit si do të jetë e organizuar ajo dhe a I druheni se liderët europianë do ta keqkuptojnë mesazhin?

Madhështore, madhështore! Jo, liderët europianë nuk janë si Edi Rama. Liderët evropianë janë liderë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre, dhe ata e dinë se nga vota e lirë buron shteti ligjor burojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

Sali Berisha

Ndërkohë, i pyetur se ku do të protestohet në rast se kordoni i policisë do të vendoset tek Ura e Lanës, lideri demokrat tha se kjo është në dorë të protestuesve dhe organizatorëve të protestës, por një gjë e siguroi, se bulevardin nuk do ta lëshojnë.

Nëse kordoni i policisë do të vendoset te ura e Lanës, ku do të protestoni?

Tani gjithçka është në dorë të protestuesve dhe të organizatorëve. Ne bulevardin nuk e lëshojmë.

Sali Berisha

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani