Shembet kodra në autostradë, merr para kamionë dhe makina

Publikuar më: 1/12/2022, ora 08:41

Shembet kodra në autostradë, merr para kamionë dhe makina

Publikuar më: 1/12/2022, ora 08:41

Rrëshqitja e dherave në jug të Brazilit, në shtetin e Paranasë kanë shkaktuar të paktën dy viktima dhe shumë të humbur, këtë të enjte, sipas raporteve lokale.

Rrëshqitja që erdhi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka prekur zonën e autostradës BR-376 në Brazil, referuar raporteve.

Sipas autoriteteve, besohet se balta mori para 6 kamionë dhe mbi 15 automjete në autostradë dhe është përhapur në një gjatësi prej 200 metrash në rrugë.

Sipas departamentit të zjarrfikësve lokalë, mendohet që deri më tani janë rreth 30 deri në 50 persona që mund të kenë humbur.

Për gjetjen e të humburve, autoritetet kanë angazhuar ekipin e mbrojtjes dhe qentë e shpëtimit.