Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusia kritikon Papa Françeskun: Deklaratat e tij të fundit nuk janë të krishtera

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 12:34 | Bota
Rusia kritikon Papa Françeskun: Deklaratat e tij të fundit nuk

Rusia ka kritikuar komentet e Papa Françeskut i cili disa ditë më parë tha se grupe të ushtarëve të saj kanë pasur sjellje më të keqe sesa të tjerët, në luftën e nisur në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov i quajti komentet e fundit të Atit të Shenjtë si jo të krishtera dhe të vështira për t’u kuptuar.

Gjatë një interviste për gazetën jezuit “America”, Papa tha: “Në përgjithësi, trupat më mizore janë ato që janë në Rusi, por që nuk kanë traditë ruse, siç janë çeçenët, burjatët e të tjerë”.

Sipas Lavrov, deklarata të tilla janë të pakuptueshme.

“Papa Françesku i futi dy popujt nga Federata Ruse në një kategori, sipas të cilës, ju duhet të prisni dhunë dhe masakra. Fjalë të tilla nuk ndihmojnë në promovimin e autoritetit të Selisë së Shenjtë”, tha Lavrov.

A2 CNN Livestream

Dita jonë