Si shpërdoroi Lukaku rastet që eliminuan Belgjikën
Hair Zeqiri komenton në Murin Magjik një nga rastet e shumta të shpërdoruara nga sulmuesi belg Romelu Lukaku, që dënuan Belgjikën me daljen nga Botërori në Katar.
Mbrojtja e Kroacisë dukej e lodhur dhe nën presion, por rastet nuk u konkretizuan. “Kemi mbrojtjen e Kroacisë që edhe pse në kundërsulm po mundohen të vendosen, por jo ashtu siç duhet, mbrojtësi i majtë ishte ai që duhej mbyllur më shumë, dhe duket sikur nuk i intereson fare. Por Lukaku humbi padyshim një shans të artë”, analizon Zeqiri.