U merrnin paratë turistëve, arrestohen “gladiatorët” në Romë

Publikuar më: 1/12/2022, ora 09:10
koloseum rome

U merrnin paratë turistëve, arrestohen “gladiatorët” në Romë

Publikuar më: 1/12/2022, ora 09:10

Përgjithësisht, janë turistët ata që sillen keq në Itali, por këtë herë janë tre burra vendas, të cilët përfunduan pas hekurave jashtë Koloseumit.

Ata janë arrestuar pasi akuzohet se janë hequr dhe janë veshur si gladiatorë, duke kërkuar para nga turistët për një “selfie” me ta.

Lajmin për arrestimin e dha policia lokale me anë të një lajmërimi në rrjetin social “Facebook”, sipas të cilëve, gjatë periudhës gusht-shtator, këta persona u kishin marrë deri në 500 euro turistëve.

Madje, ata kishin arritur deri në kërcënime në këmbim të parave. Një prej viktimave është një turist irlandez, i cili ka refuzuar të paguajë “gjobën”, megjithatë ai ka paguar 250 euro.  

Pas denoncimeve, policia ka arritur të identifikojë autorët, ndërsa gjykata vendosi që dy prej tyre t’i lërë në arrest shtëpie, ndërsa tjetri është lënë në burg.