Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja në komisariat, kalon për gjykim dosja ndaj ish-policit, nuk jep shpjegime për krimin

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 17:40 | Kronikë

Shtatë muaj pasi qëlloi për vdekje kolegun e tij brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, ish-efektivi Ludjan Zaimit do të përballet me gjykatën për krimin e kryer.

Gjykata e kryeqytetit vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të tij. 25 vjeçari, ish-efektiv i Patrullës së Përgjithshme akuzohet për “vrasje të punonjësve të policisë së shtetit”, në dëm të ish-partnerit të tij të patrullës, 55-vjeçarit, Çaush Saliasi.

Krimi brenda komisariatit dhe i kryer me një armë shërbimi ndodhi mbrëmjen e 25 majit, pak para se atë të merrnin shërbimin. Referuar kolegëve, dëshmitar okularë në ngjarje, 55-vjeçari Çaushi ishte duke dredhur një cigare kur Ludjan Zaimi hapi zjarr drejt tij. “Ia drejtoi armën Çaushit dhe duke ju drejtuar me fjalët ‘tani do sqarohemi”,

Çaushi u ngrit në këmbë dhe po hynte në klasë, që të shmangej, por Ludjani filloi të qëllonte mbi të. Çaushi ra në tokë, kurse Ludjani vazhdoi të qëllonte pa pushim edhe pse ai ishte i shtrirë” dëshmitari okular deklaroi K. Q.

Sipas prokurorisë së Tiranës, nga hetimi ka rezultuar se vrasja ka qenë e planifikuar më herët.

Ai ka lënë automjetin e tij të ndezur para portës së Komisariatit, me qëllim largimin e menjëhershëm, ndërsa në telefonin e tij janë zbuluar sms të dyshimta dërguar familjarëve, ku linte amanete.

I pandehuri nuk ka pranuar të japë deklarime gjatë hetimeve, ndërsa sipas prokurorisë, rezulton se 25-vjeçari nuk kishte ngritur asnjëherë tek eprorët apo të afërmit e tij ndonjë pretendim të karakterit personal për viktimën Çaushi.

Për veprën që rëndon në shpatullat e ish-policit Zaimi Kodi Penal parashikon dënim nga jo më pak se 30 vjet deri në burgim të përjetshëm.

https://a2news.com/2022/05/26/vrasja-ne-komisariat-gjykata-mbyll-ne-qeli-policin-25-vjecar-burg-edhe-per-efektivin-e-fnsh/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani