Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zgjidhet pasuesi i Nancy Pelosi në krye të demokratëve

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 08:13 | Bota

Ligjvënësit demokratë votuan unanimisht për të zgjedhur Hakeem Jeffries si drejtuesin e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeffries pritet ta marrë detyrën në janar dhe do të jetë afrikano-amerikani i parë që mban një pozicion kaq të lartë në Kongres.

Jeffries njoftoi zyrtarisht kandidaturën e tij më 18 nëntor, pas një dekade në Dhomën e Përfaqësuesve, duke u zotuar të kryesojë një grup që do ta kthente pushtetin tek anëtarët e komisioneve dhe do t'u jepte ligjvënësve të rinj më shumë zë në hartimin e legjislacionit se edhe poste të profilit të lartë .

Ndryshimi i udhëheqjes për demokratët vjen pasi republikanët pritet të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, si rezultat i zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani