Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Zjarr në aeroplanmbajtësen amerikane "Abraham Lincoln"

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2022, 11:08 | Bota

Të paktën 9 marinarë mbetën të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndër aeroplanmbajtëset më të mëdha amerikane, “Abraham Lincoln”.

Në komunikatën për shtyp të flotës amerikane bëhet me dije se 6 nga marinarët patën probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, ndërkohë që nuk dihet shkalla e lëndimit të 3 të tjerëve.

Të gjithë të lënduarit po trajtohen në spitalin brenda aeroplanmbajtëses, e cila po lundron në brigjet e jugut të Kalifornisë.

Mes të tjerash, në komunikatë shkruhet se shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani