Gripi dominon Covid-19, fëmijët po e kalojnë më rëndë, mjekët thirrje për kujdes

Publikuar më: 2/12/2022, ora 15:05

Gripi dominon Covid-19, fëmijët po e kalojnë më rëndë, mjekët thirrje për kujdes

Publikuar më: 2/12/2022, ora 15:05

Pas tri vitesh pandemi, gripi po dominon ndaj koronavirusit. Të infektuarit me Covid-19 në këtë periudhë janë shumë të paktë, por e kundërta po ndodh me gripin e tipit A dhe virozat e tjera respiratore.

Mjekët e qendrave shëndetësore po përballen me një fluks të shtuar vizitash, por edhe raste të rënduara të cilat i drejtojnë në spital.

Fëmijët deri në 6 vjeç janë grupmosha që po e kalojnë me vështirë gripin dhe virozat e tjera në qarkullim.

Mjekët pediatër këshillojnë prindërit të mos neglizhojnë ndaj shenjave te gripit, ndërsa sugjerojnë që çdo fëmijë i sëmurë të mos dërgohet në kopsht apo në shkollë deri në shërimin e plotë të tij.

Rritja e sëmundshmërisë nga gripi dhe virozat e tjera respiratore ka shtuar ndjeshëm urgjencat në spitalin e pediatrisë në QSUT, por edhe shtrimet për rastet që kërkojnë trajtim spitalor.