Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia rrethon qytetin

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 07:44 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri në Durrës, policia rrethon qytetin

Një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur në orët e para të mëngjesit në spitalin rajonal të Durrësit për të marrë ndihmën e parë.

Personi i plagosur është shtetasi D. B., 40 vjeç, ndërkohë që ngjarja mendohet të ketë ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40-vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani