Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Kushi: Mësimi do të zhvillohet normalisht

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 18:50 | Aktualitet
Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Kushi: Mësimi do të

Mësimi në datën 6 dhjetor do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës. Lajmin e ka njoftuar ministrja e Arsimit Evis Kushi, sipas së cilës samiti është një ngjarje historike për vendin tonë, pro nuk ka arsye për të ndërprerë procesin mësimor.

“E detyruar nga pyetja e vazhdueshme "A do jenë pushim shkollat në datën 6?” po e ripërsëris se ditën e martë, datë 6 dhjetor, mësimi do të vijojë normalisht në të gjitha shkollat e Tiranës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor është një ngjarje e jashtëzakonshme dhe historike për Shqipërinë. Për herë të parë, të gjithë liderët e BE-së mblidhen në një vend jashtë BE-së për një samit të Këshillit Evropian. Ky është nder dhe vlerësim i madh për vendin tonë, por s’ka arsye për të ndaluar procesin mësimor. Madje i ftoj të gjithë mësuesit, në të gjithë vendin, që ta shfrytëzojnë këtë ditë kaq të veçantë për të ndarë me nxënësit opinionet për rrugëtimin e vështirë evropian të atdheut tonë.

Ndjesë për të gjithë ata që mund të jenë keqinformuar nga media të ndryshme, rrjetet sociale apo burime të tjera jozyrtare dhe mësim të mbarë!”, shprehet Kushi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë