Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Varhelyi takon Vuçiçin në Beograd: Na duhet Serbia në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 15:02 | Ballkani
Varhelyi takon Vuçiçin në Beograd: Na duhet Serbia në

“Na duhet Serbia në tryezën e samitit në Tiranë”. Me këtë mesazh e vizitoi Beogradin, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, 1 ditë pasi presidenti Aleksander Vuçiç tha se nuk do të merrte pjesë në samitin e 6 dhjetorit në Tiranë.

Zyrtari i lartë evropian tha se kontinenti ishte në një udhëkryq kritik dhe se procesi i zgjerimit është një prej tri prioriteteve të BE-së. Komisioneri i BE-së i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia nuk i ka mbështetur.

Vetë Vuçiç tha se e kuptonte mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme dhe tha se askush nuk mund t’iu shmanget sanksioneve kundër Rusisë përmes Serbisë.

“Jemi në një udhëkryq kritik. Procesi i zgjerimit po tërheq vëmendje, por po shohim destabilitet të madh gjeopolitik në kontinentin tonë. Kjo është arsyeja përse zhvillojmë një samit javën e ardhshme në Tiranë, ku liderët do të shkojnë për të diskutuar çështjet e rajonit. Nevojitet gjithashtu që Serbia të jetë në tryezën e Tiranës. Lideri i Serbisë duhet të vijë.”

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samit, pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Ai e akuzoi Kurtin për terror ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vazhdim.

“Serbët në jug të lumit Ibër janë pranë largimit nga të gjitha institucionet, ndërsa serbët nga veriu i Kosovës dhe Metohisë thonë se nuk do të lënë askënd të shkojë në veri. Situata është e ndezur dhe njerëzit nuk duan të vuajnë më terrorin e Kurtit.”

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

Komisioneri i BE-së për Zgjerim i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet kundër Rusisë. Serbia, vend kandidat për t’iu bashkuar BE-së, nuk ka mbështetur sanksionet e bllokut për Moskën. Vuçiç tha se e kuptonte mesazhin e Varhelyit për harmonizim të politikës së jashtme dhe tha se askush nuk mund t’iu shmanget sanksioneve kundër Rusisë përmes Serbisë.

“Ne nuk merremi me krim dhe nuk pasurohemi nga vuajtjet e askujt gjatë luftës”.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç
https://a2news.com/2022/12/01/zemerohet-vucic-nuk-do-te-shkoj-ne-samitin-be-ballkani-perendimor-ne-tirane/
https://a2news.com/2022/12/01/mungesa-e-vucic-ne-tirane-bashkurti-do-te-ishte-nje-gabim-historik/

A2 CNN Livestream

Dita jonë