Gol magjik i Messit, por ku gabojnë mbrojtësit australianë?

Publikuar më: 3/12/2022, ora 23:05

Gol magjik i Messit, por ku gabojnë mbrojtësit australianë?

Publikuar më: 3/12/2022, ora 23:05

Goli i Leo Messit i hapi rrugën fitores së Argjentinës ndaj Australisë, që i çon në përballjen në çerekfinale me Holandën.

Në “Murin Magjik”, Tefik Osmani analizon golin me një sy te pozicionimi i mbrojtës australiane, në dukje e rreshtuar, por jo siç duhet.

“E dimë cilësinë e Messit, arrin ta driblojë kundërshtarin por këtu kemi një gabim. Mbrojtja duhet të bënte disa hapa më përpara dhe kanë lënë një lojtar të lirë, edhe dy lojtarët afër Messit janë më shumë të interesuar ndaj topit sesa Mesit, i cili driblon duke shënuar një gol të bukur”, thotë Osmani.