Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Holanda çerekfinaliste e parë, protagonist Dumfries me një gol dhe dy asist

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 17:58 | Futboll
Holanda çerekfinaliste e parë, protagonist Dumfries me një gol

Holanda është ekipi i parë që siguroi kalimin në çerekfinale teksa mposhti 3-1 Shtetet e Bashkuara në një ndeshje të bukur dhe shumë të luftuar.

Gjithçka u zgjidh shumë shpejt për tulipanët që me aksionin e parë, finalizuan saktë me Memphis Depay. Pas kësaj amerikanët u hodhën të gjithë në sulm në kërkim të golit.

Rastin më të  mirë e kishte Pulisic, që u gjend i vetëm përballë portierit por gaboi shënjestër. Vrulli amerikan vazhdoi dhe me Dest që kaloi bukur mbrojtjen holandeze por në fund gaboi gjithçka.

Nga ana tjetër “tulipanët” përfituan nga një kundërsulm fantastik dhe shënuan golin e dytë me Blind. Kaq mjaftoi për pjesën e parë ndërsa në të dytën, holandezët tentuan me kundërsulme të shpejta për të shënuar dhe golin e trete por gardiani Turner me reflekset e tij mbajti në lojë amerikanët.

Ndeshja u hap në minutën e 76 kur Wright i sapofutur në fushë, ngushtoi diferencat në 2-1. Deri në fund amerikanët shpresuan për suprizën, por ritmi u ndal kur Dumfries realizoi golin e sigurisë që vulosi kualifikimin e Holandës në çerekfinale të Botërorit.

Pas këtij suksesi, Tulipanët kërkojnë të ndryshojnë historinë dhe të thyejnë tabunë në Katar, pasi është  kombëtarja që ka shkuar më së shumti në finalen e Botërorit duke mos fituar asnjëherë  atë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani