Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Me armë dhe municione në lokal, policia arreston 43-vjeçarin me precedent kriminal

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 09:15 | Kronikë

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion në një lokal dhe ka arrestuar në flagrancë një 43-vjeçar me dy mbiemra, i cili njihej për precedentë të theksuar kriminalë, për vepra të rënda penale.

Në pranga ka rënë shtetasi Sh. Ç. (I.), banues në lagjen Nr. 2 në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë Durrës

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i punës së pandërprerë monitoruese dhe vëzhguese, ndaj shtetasve me precedent të mëparshëm kriminal, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sh. Ç. (I.), 43 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". 43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Sh. Ç. (I.), i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë